Erdogan kërcënon Haradinajn, fton protesta kundër tij: Karriera e tij do të përfundojë shpejt

Erdogan kërcënon Haradinajn, fton protesta kundër tij: Karriera e tij do të përfundojë shpejt

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka thumbuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me rastin e fundit për deportimin e gjashtë përfaqësuesve të lëvizjes ‘FETO’.

Erdogan mjaftë i tensionuar ka kërcënuar Haradinajn, duke thënë se karriera e tij do të përfundojë shumë shpejt, raporton Insajderi.

Erdogan ka thumbuar ashpër Haradinajn pas vendimit të tij ku kërkohet shkarkimi i ministrit të Brendshëm të Kosovës, Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, të dy këta të përfshirë në deportimin e gjashtë gylenistëve.

Ai më tej në një fjalim që ka mbajtur sot në Turqi ka thënë se Haradinajn e sheh se një kukull që tërhiqet nga të tjerët, duke shtuar se karriera e Haradinajt si kryeministër i Kosovës do të përfundojë së shpejti./Insajderi.com

Video e plotë: