Selimi i reagon Thaçit: Qëllimi  dhe çmenduria e kthejnë atë në një monstrum

Selimi i reagon Thaçit: Qëllimi  dhe çmenduria e kthejnë atë në një monstrum

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhënë sot në një konferencë për media.

Ai ka thënë se Thaçi ka shpërthyer me gënjeshtra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Selimit problemi është Thaçi e ka makth kryetarin e VV-së ani pse nuk është në pushtet.

Selimi po ashtu ka thënë se “qëllimi dhe çmenduria e kthejnë atë në një monstrum nga i cili duhet të mbrojtur Kosovën.

“Qëllimi dhe çmenduria e Thacit e kthejnë atë në një monstrum nga i cili duhet ta mbrojmë Kosovën në radhë të parë. Nga një president i keq, ky njeri tash me është bërë person i rrezikshëm për Kosovën. Ai nuk kursen asgjë për të arritur deri te qëllimet e tij te errëta, as ne e as Kosovën”, ka thënë Selimi

Më poshtë gjeni deklaratën e tij të plotë:

KOSOVA NE RREZIK NGA KREU I SAJ!Situata eshte serioze. Thaci, pasi qe e solli Kosoven ne krize politike, ekonomike dhe…

Posted by Rexhep Selimi on Saturday, 31 March 2018