Rrëfim Ekskluziv: Kështu ndodhi atentati i dështuar kundër Azem Vllasit

Rrëfim Ekskluziv: Kështu ndodhi atentati i dështuar kundër Azem Vllasit

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari i parë “Patriotë të çmendur”- pjesa e parë.

Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.

Nga minuta 14:00 e tutje InDoks në detaje sjell rrëfimin ekskluziv të Azem Vllasit, viktimë e një atentati të dështuar nga “Syri i Popullit”. Përtej rrëfimit të tij të detajuar që e shpalos këtu për herë të parë, në këtë dokumentar transmetohen detaje edhe se si atentati dukej nga jashtë.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe se kush qëndron prapa kësaj organizate, se si u krye atentati i parë, se si u kap atentatori dhe se sa kohë para kësaj shteti e dinte për këtë organizatë.

Në pjesën e parë ekskluzivisht Prokurori Sylë Hoxha zbulon detaje tronditëse për madhësinë e hetimit të tij.

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”?  A do të zgjerohet akuza me emra të rinj? Cili është profili i personave që drejtojnë këtë organizatë dhe cila parti qëndron prapa saj? Këto dhe detaje të tjera do të shpalosen në InDoks që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-patriote-te-cmendur-pjesa-e-pare