Personi që i kërkoi Vuçiqit ta fusë ushtrinë serbe në Kosovë

Personi që i kërkoi Vuçiqit ta fusë ushtrinë serbe në Kosovë

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq kishte bërë kërkesë tek presidenti serb, Aleksander Vuçiq që ta dërgonte ushtrinë serbe në Kosovë, ditën kur është arrestuar Marko Gjuriq, shkruan gazeta “Politika”.

“Ne do të vetorganizohemi, por na ndihmoni, presim përkrahjen dhe mbrojtjen tuaj”, citon “politika” të kishte thënë Rakiq.

Beogradi nuk e kishte dërguar ushtrinë, por po në atë mbrëmje e kishte mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ndërsa Vuçiq duke iu drejtuar kombit, arrestimin e Gjuriqit e kishte quajtur “banditizëm të pastër” të përkrahur nga disa vende.

Tri ditë pas ngjarjeve në Mitrovicë, Ushtria e Serbisë ka mbajtur stërvitjet “Sadejstvo 2018”. Stërvitjet në botë dhe në Kosovë u cilësuan demonstrim i fuqisë ushtarake të Beogradit.