Detaje nga dosja hetimore: Këto janë profilet e liderëve të “Syrit të Popullit”

Detaje nga dosja hetimore: Këto janë profilet e liderëve të “Syrit të Popullit”

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari i parë “Patriotë të çmendur”- pjesa e parë.

Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.

Nga minuta 24:00 e tutje InDoks me dokumente nga dosja hetimore zbulon profilet e drejtuesve të organizatës terroriste “Syri i Popullit”. Si i bë që një maniak seksual dhe një person me probleme të rënda psikike morën në dorë fatin e kombit shqiptar?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe se kush qëndron prapa kësaj organizate, se si u krye atentati i parë, se si u kap atentatori dhe se sa kohë para kësaj shteti e dinte për këtë organizatë.

Në pjesën e parë ekskluzivisht, AzemVllasi rrëfen çdo moment të rastit ku ai për pak u vra në një atentat dhe Prokurori Sylë Hoxha  zbulon detaje tronditëse për madhësinë e hetimit të tij.

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”?  A do të zgjerohet akuza me emra të rinj? Cili është profili i personave që drejtojnë këtë organizatë dhe cila parti qëndron prapa saj? Këto dhe detaje të tjera do të shpalosen në InDoks që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë të dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-patriote-te-cmendur-pjesa-e-pare