Lobisti më i pushtetshëm në SHBA – njeriu që u pagua me gjysmë milion euro nga shteti i Kosovës

Lobisti më i pushtetshëm në SHBA – njeriu që u pagua me gjysmë milion euro nga shteti i Kosovës

Brian Ballard ka marrë vëmendje të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lobisti amerikan, i afërt me presidentin Donald Trump, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediumit të njohur amerikan “Politico”, i cili i ka kushtuar një artikull të veçantë Ballardit.

Në një srtikull të publikuar sot, “Politico” e konsideron Brian Ballardin si lobistin më të pushtetshëm në Uashington.

“Lobisti më i pushtetshëm në Uashingtonin e Trumpi”, titullohet artikulli i mediumit “Politico”.

E kompania e lobistit amerikan, “Ballard Partners” është kontraktuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për lobim në Amerikë.

Mbi gjysmë milionë euro të taksave të qyetarëve janë shpenzuar për ta përmirësuar imazhin e presidentit Thaçi, i cili dyshohet se do të jetë i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Presidenca, më 22 dhjetor të vitit të kaluar, kishte shpallur fitues në një tender për lobim kompaninë “Ballard Partners”, të udhëhequr nga Brian Ballard.

Sipas njoftimit të Presidencës, kontrata mes shtetit të Kosovës dhe kompanisë së Brian Ballard peshon  517 mijë e 198 euro.

Kompania obligohet që të ofrojë shërbime të konsulencës për Zyrën e Presidentit të Kosovës. Njoftimi për Dhënie të Kontratës tregon se kontrata mes palëve parashihet të nënshkruhet më 15 janar. Po ashtu, ky dokument tregon se kjo kompani është shpallur fituese e tenderit më 22 dhjetor të vitit 2017.

Prapaskenat e natës dramatike për Specialen- Thaçi zotoi mbi gjysmë milionë euro për lobuesin e afërt me Trump

Dokumenti tregon që nuk ka pasur tender të hapur për angazhimin e lobistëve. Kompania e Ballard ka qenë i vetmi konkurrent, nëpërmjet procedurës së negociuar/të mbyllur.

Por, cili është profili i kompanisë “Ballard Partners”?

Kompania ka bazën në Uashington dhe presidenti i saj është një prej njerëzve më të afërt të presidentit Donald Trump.

Brian Ballard është një prej mbledhëseve kryesor të fondeve për fushatën presidenciale të Trump. Pas fitores së Trump, kompania ka hapur zyre edhe në Washington dhe ka shënuar suksese në nënshkrimin e kontratave të lobimit me subjekte që dëshirojnë të afrohen me administratën e Trump.

Po ashtu, Ballard njihet si njeriu që ka mbledhur më së shumti para për të organizuar ceremoninë inaugurues të presidentit Donald Trump. /Insajderi.com