Rebecca Harms, zëdhënëse për punë të jashtme dhe eksperte për Turq" />

BE-së i kërkohet unitet në garantimin e azilit politik ndaj gylenistëve

BE-së i kërkohet unitet në garantimin e azilit politik ndaj gylenistëve

Rebecca Harms, zëdhënëse për punë të jashtme dhe eksperte për Turqinë në grupin e të Gjelbërve/EFA në Parlamentin Evropian, të hënën i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë në unitet dhe t’u garantojë azil politik dhe mbrojtje anëtarëve të lëvizjes së Gylenit që po atakohet nga presidenti autokrat Recep Tayyip Erdogan dhe nga qeveria turke.

“BE-ja duhet të sigurohet se shtetet anëtare të BE-së të reagojnë të bashkuara dhe t’u garantohet azili politik dhe mbrojtja”, ka shkruar Harms në Twitter, duke iu drejtuar Federica Mogherinit, zëvendëspresidentes së Komisionit të BE-së dhe përfaqësuese e lartë e BE-së për politika të jashtme dhe politika të sigurisë, dhe Johannes Hahnit, komisioner i BE-së për politika fqinjësore dhe negociata për zgjerim, transmeton Koha.net.

Duke komentuar ndaj një opinioni të shkruar nga Nate Schenkkan nga “Freedom House”, i publikuar të dielën në “The Washington Post” mbi ndjekjen globale të shtrigave dhe të rrëmbimeve të kryera nga qeveria turke ndaj njerëzve të lidhur me lëvizjen e Gylenit, Harms tha, “Në Turqi jemi dëshmitarë të një spastrimi të motivuar politikisht dhe ka […] një dimension të ri kërcënues. Uniteti në reagimin e BE-së ka rëndësi”.

Siç shkruan “Stockholmcf” (Qendra e Stokholmit për Liri), të enjten në mëngjes, agjencia famëkeqe e inteligjencës turke rrëmbeu gjashtë qytetarë turq, një mjek dhe pesë mësimdhënës, që po punonin në një grup shkollash të afërta me lëvizjen e Gylenit. Ata, raportohet se u dërguan në po të njëjtën ditë në Turqi. Arrestimet nxitën një krizë politike në Kosovë, dhe kryeministri Ramush Haradinaj të premten liroi nga detyra ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI-së.

  • Emisionin Patriotët e Çmendur të InDoks, shikojeni në këtë LINK