Flamur Sefaj reagon pas shkarkimit nga pozita e ministrit

Flamur Sefaj reagon pas shkarkimit nga pozita e ministrit

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se nuk ishte dakord me arsyen e dhënë në kërkesë për lirimin e pozitës, nga kryeministri Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Edhe pse nuk isha dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës së ministrit të Punëve të Brendshme, sot ofrova dorëheqjen time të parevokueshme”, ka shkruar Sefaj në profilin e tij në Facebook.

“Për mua ishte privilegj, nder dhe krenari qe i shërbeva vendit tim për 7 muaj rresht. Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se operacioni i Policisë tonë në veri të Kosovës, mbrojti Kushtetutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike”.

Aleanca Kosova e Re ka njoftuar më herët se Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i është përgjigjur Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në kërkesën për lirimin e detyrës, që i është drejtuar atij para disa ditësh.

  • “Patriotët e Çmendur” të emisionit InDoks, shikojeni në këtë LINK