Gjendet pa shenja jete shqiptarja e zhdukur në Zvicër (FOTO)

Gjendet pa shenja jete shqiptarja e zhdukur në Zvicër (FOTO)

Shqiptarja e zhdukur ditë më parë në Ebikon të Zvicrës, është gjetur nga policia zvicerane, pa shenja jete në mëngjesin e së martës.

Sipas një njoftimi të Polizeinews.ch, deri tani nuk ka ndonjë dyshim për krim të mundshëm apo aksident që mund t’i ketë ndodhur shqiptares Naime Moni, njofton Klan Kosova.

42 vjeçarja ishte zhdukur disa ditë më parë ndërsa raportohej se ajo jetonte në Luzern.

Po ashtu u bë e ditur që Naime Moni ballafaqohej me probleme shëndetësore.

Autoritetet zvicerane raportuan se Naimja braktisi banesën e saj në Alfred Schindlerstrasse të shtunën, rreth orës 17.00 e deri tani nuk kishte asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj, njofton Klan Kosova.

  • Emisionin Patriotët e Çmendur të InDoks, shikojeni në këtë LINK