Kush është gylenisti i vetëm që po e kërkon Erdogani në Shqipëri [FOTO]

Kush është gylenisti i vetëm që po e kërkon Erdogani në Shqipëri [FOTO]

Nevzat Avyaci është pjesë e Lëvizjes së Gylenit, e cila është duke u organizuar si organizatë terroriste nga presidenti i Turqisë, Regjep Taip Erdogan, i cili është duke u kërkua nga shteti turk për tu ekstraduar.

Gylenisti Avyaci është njëri prej 54 shtetasve turk i cili dyshohet që është përfshirë në puçin e korrikut të vitit 2016 në Turqi.

Lidhur me këtë Gjykata kriminale në Ankara ka dëgjuar rastin e 74 të dyshuarve, ndërsa 54 tjerë janë gjykuar në mungesë.

Në mediat turke është duke u raportuar se 54 perosna janë arratisur në vende të ndryshme të botë, raporton Insajderi.

Sipas Gjykatës thuhet se ata janë arratisur në Amerikë, Gjermani, Izrael, Britani të Madhe, Egjipt, Emirate të Bashkuara Arabe, Afrikë të Jugut, Maltë dhe një prej tyre jeton në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka bërë një kërkesë në Shqipëri për ekstradimin e Nevzat Avyaci.

Nevzat Avyaci është biznesmen nga Antalia dhe ishte akuzuar se së bashku me themeluesin e lëvizjes Gylen, Fetullah Gylen për organizim të puçeve atë të vitit 1986 dhe në vitin 2016.

Gjatë javës së kaluar Kosova ka depërtuar gjashtë shtetas turq, zyrtarë të lartë në kolegjin “Mehmet Akif”, në Kosovë.

Arrestimi i gjashtë gylensitëve ka krijuar shumë debat në Kosovë, meç’rast sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur një interpelancë për “gylenistë”. /Insajderi.com