Erdogan takohet me dy kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës

Erdogan takohet me dy kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan sot ka pritur dy mysafirë në Ankara. Shefin e shtetit rus Vladimir Putin, i cili ka marrë pjesë në vënien e gurëthemelit të reaktorit të parë bërthamor në Turqi që do ta ndërtojë Rusia dhe atë të Iranit Hasan Rohani. Putin një kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës, ndërsa as Irani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Samiti në Turqi është kritikuar nga Berlini për samitin e Erdogan me homologët Vladimir Putin e presidentin e Iranit, Rohani. “Një samit lufte”, tha ministri gjerman i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Niels Annen.

Presidenti Thaci të enjten që shkoi i ka ndihmuar Erdoganit të nxjerrë ilegalisht nga Kosova 6 gylenistë të cilët erdhi i morri shërbimi sekret turk.

Ky veprim u kritikua ashpër nga BE

Ndërsa duke folur për samitin në Turqi, Ministri gjerman i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Niels Annen kritikoi samitin e Ankarasë. Të tre palët janë përfshirë ushatrakisht në luftën në Siri, por nga takimet e deritanishme të këtyre presidentëve jemi zhgënjyer, pasi nuk kanë kontribuar në një zgjidhje politike, tha Nils Ahnen. “Parë hollë ky është samit i luftës”, tha Annen, shkruan gazeta Tribuna.

Të mërkurën (04.04) presidenti Erdogan, Vladimir Putin dhe presidenti iranian, Hasan Rohani pritet të diskutojnë në samitin e Ankarasë për mënyrën e mëtejshme të veprimit në Siri. Gjendja humanitare, përpjekjet për një kushtetutë të re dhe zonat e përjashtuara nga konflikti janë temat kryesore të bisedimeve.

Palë të kundërta – gjuhë e zbutur

Para samitit të tre presidentëve, atij turk, iranian dhe presidentit rus, Erdogan është takuar më vete me presidentin iranian, Rohani. Më parë Erdogan ishte shprehur, se “jemi të një mendimi, se duam të vazhdojmë përpjekjet për një zgjidhje politike në Siri”. Ndërsa presidenti iranian, Rohani kishte theksuar se nuk ka zgjidhje ushtarake për Sirinë dhe se e ardhmja e Sirisë është vetëm tek zgjedhjet e lira demokratike.

Rusia dhe Turqia qëndrojnë në konfliktin e Sirisë në palë të kundërta. Ankaraja mbështet rebëlt, ndërsa Moska si Teherani presidentin, Bashar al-Asad. Ndikimi i këtyre tre vendeve me gjasë mund të rritet në Siri, ndërkohë që presidenti, Trump ka bërë të ditur fundin e shpejtë të misionit në Siri.