Konfiskohen armë dhe municion në fshatin Hajvali të Prishtinës

Konfiskohen armë dhe municion në fshatin  Hajvali të Prishtinës

Policia njofton se sot në ora 06:40, njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, e përkrahur edhe nga njësiti i reagimit të shpejtë, konform urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Hajvali të Prishtinës, ku është bërë bastisja  e dy lokacioneve të ndryshme.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policor kanë bërë lidhur me identifikimin dhe kapjen e personave të inkriminuar në një rast të një natyre tjetër që po hetohet nga policia.

Sipas policisë, operacioni i bastisjes ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një armë automatike AK 47, një pistoletë e tipit Zoraki, një pistoletë e tipit Beretta, si dhe 6 fishekë të armës automatike AK 47.

Ndërkohë që policia ka gjetur armët e sipër cekura, derisa ndaj të dyshuarit mashkull XH.B 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ka iniciuar rastin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Bëhet e ditur se i njëjti është intervistuar nga e policisë për t’u proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.