Publikohen pamje nga vendi ku ndodhi sulmi në Gjermani

Publikohen pamje nga vendi ku ndodhi sulmi në Gjermani

Të paktën katër persona kanë vdekur, ndërsa janë lënduar dhjetëra të tjerë pasi një veturë ka goditur turmën në qytetin Muenster të Gjermanisë, kanë raportuar mediat gjermane.

Policia ka thënë se shoferi i makinës ka vrarë veten.

“Shoferi ka vrarë veten”, ka thënë një zëdhënës i policisë gjermane, duke shtuar se rreth 30 persona janë plagosur në këtë incident.

Ministria e Brendshme Federale në Gjermani ka njoftuar se katër persona kanë vdekur pas sulmit në Gjermani ku një person me një fugon ka sulmuar turmën e njerëzve në qytetin perëndimor gjerman të Muenster të shtunën, raporton Insajderi.

Një zëdhënës i policisë, ka deklaruar se sulmuesi ka qëlluar vetën në makinë dhe se po ashtu një objekt është gjetur në fugonin e tij.

“Kryerësi i sulmit ka qëlluar veten në automjet. Një objekt u gjet në fugon dhe një mjet shpërthyes i dyshuar është duke u hetuar”, ka thënë një zyrtar i policisë.