Mashtronin qytetarët pejan – kërkonin para për të sëmurët

Mashtronin qytetarët pejan – kërkonin para për të sëmurët

Policia e Kosovës gjatës ditës së djeshme ka arrestuar dy persona të dyshuar në Pejë për mashtrim

Të dyshuarëve janë konfiskuar disa raporte mjekësore, disa fotografi dhe para, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit janë kapur në flagrancë duke mashtruar qytetarët. Nga të dyshuarit janë konfiskuar disa raporte mjekësore, disa fotografi si dhe para”, thuhet në raport.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com