Plagoset 18 vjeçari në Hajvali – Policia arreston dy persona

Plagoset 18 vjeçari në Hajvali – Policia arreston dy persona

Në orën 15:20 në fshatin Hajvali të Prishtinës ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit një person 18 vjeç.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderi, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se për rast policia ka arrestuar dy të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja.

Ende nuk dihen motivet që çuan deri te ky rast. I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Zëdhënësi Hoxha ka shtuar se policia po merret me rastin për t’i sqaruar motivet që çuan deri te ky incident.

“Me 08.04.2018 rreth ores 15:20 –ne fshatin Hajvali, pas disa të shtënave me armë zjarri nga persona të panjohur,  lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar (v. i lindjes 2000) i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, perderisa Njesitet relevante policore jane duke kryer procedurat  hetimore per te sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit”, ka thënë Hoxha për Insajderi.com