Policia sqaron hyrjen e “policëve serbë” në Makoc

Policia sqaron hyrjen e “policëve serbë” në Makoc

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës nuk është e vërtet që janë prezentë ushtria serbe mirëpo është duke u xhiruar një film.

Daut Hoxha zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka thënë se tash e një javë është duke u xhiruar një film.

“Atje tash e një javë është duke u xhiruar një film i Kosovës dhe se “policët serbë” janë aktorët që marrin pjesë në xhirim dhe se për këtë kanë marrë leje përkatëse nga autoritetet”, ka thënë Hoxha.

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Florim Isufi sot ka postuar një foto ku kishte shkruar se ka parë forca të ushtrisë serbe në fshatin Makoc të komunës së Prishtinës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Isufi kishte shkruar se ka parë pranë rrugës të vendosur edhe flamurin e shtetit të Serbisë.

“Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë”, ka shkruar Isufi. /Insajderi.com