Mësohet sa plumba u gjetën në trupin e pajetë të policit në Gjilan

Mësohet sa plumba u gjetën në trupin e pajetë të policit në Gjilan

Vetëm një plumb është gjetur në trupin e pajetë të oficerit B.I., i cili dyshohet se bëri vetëvrasje sot në një kafiteri në Gjilan.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku ka thënë për Insajderin se dyshohet se ka pasur vetëm një goditje me plumb në trupin e oficerit 43-vjeçar.

“Është interesant se edhe ata dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar zhurmë dicka, sepse vetëm një plumb është gjetur në trupin e oficerit”, ka thënë Maloku për Insajdeirn.

Kryeprokurori i Gjilanit ka thënë se indikacionet e para tregojnë për dyshimin e vetëvrasjes së oficerit nga Gjilani.

“Ne do të shohim, nuk do të dalim në përfundim njëherë nëse është vetëvrasje apo vrasje, megjithatë të gjitha pistat të tilla tregojnë se më tepër ka akt të vetëvrasjes”, ka thënë Maloku.

Rastin e ka konfirmuar për Insadjerin zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Po, ka vdekur oficeri i Policisë së Kosovës”, ka thënë Azizi. /Insajderi.com