Tentimvrasje në Vushtrri

Tentimvrasje në Vushtrri

Një rast i tentimvrasjes ka ndodhur dje në mesditë në rr. “Pandeli  Sotiri” në Vushtrri.

Policia njofton se janë arrestuar katër të dyshuar (dy prej tyre moshë e mitur) meshkuj shqiptarë, të cilët i kanë sulmuar dy viktimat meshkuj shqiptarë, njërin e kanë plagosur me armë zjarri, kurse tjetrit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ku njëri nga ta pas marrjes se tretmanit është liruar.

Sipas policisë, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri 8mm, me  një karikatorë të zbrazët e cila dyshohet se është përdorë në rast.

Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit e moshës se mitur janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 24 orëve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar.