Presidenti ia falë një vjet burg të riut që vrau personin për alkool

Presidenti ia falë një vjet burg të riut që vrau personin për alkool

Në orët e hershme të mëngjesit të 6 tetorit, të vitit 2016, Nergim Puqoll, derisa po qëndronte në shtëpi me Bashkim Idrizin, kishin filluar një sherr. Derisa të dy kishin qenë duke pirë alkool, Idrizi ia kishte hedhur fytyrës të riut Puqollit, ky moment kishte qenë shkak për një përleshje mes tyre, raporton Insajderi.

Nga përleshja Idrizi kishte pësuar lëndime të rënda trupore, sa që i kishin shkaktuar vdekjen atij. Puqolli kësisoj u ngarkua me veprën penale, lëndim i rëndë trupore me pasoja vdekje.

Puqolli në shkurt të vitit të kaluar kishte pranuar fajësinë. Kishte thënë se vrasjen e kishte kryer në mënyrë të paqëllimshëm.

“Unë nuk kam pasur qëllim me e mbytë, e kam respektuar si më të moshuar dhe ka qenë si një familjar. Më vjen keq shumë për rastin që ka ndodhur dhe shpreh keqardhje për të ndjerin me të cilin për katër muaj rresht kemi jetuar në të njëjtën shtëpi dhe kemi kaluar jashtëzakonisht mirë me të dhe të njëjtit i kemi ndihmuar me ushqim ngase nuk e ka pasur askënd”, kishte thënë Puqolli në seancën kur edhe kishte pranuar fajësinë.

Për kryerjen e kësaj vrasje Puqolli ishte dënuar me 5 vite burg, përfshirë këtu edhe paraburgimin që kishte qëndruar nga tetori i vitit 2016. Por atij dje i ka dhënë presidenti i vendit një lajm të mirë.

Puqollit i është zvogëluar dënimi për një vit nga presidenti Thaçi. Puqolli nga viti pesë vite dënim i është ulur në katër./Insajderi.com