Lista Serbe: Themelet e Asociacionit nuk guxojnë të preken

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës porosisin se do ta pranojnë vetëm AKS të krijuar sipas marrëveshjes e cila është arrit. Simiq: Nëse Prishtina i shmanget obligimit, do ta zbatojmë planin B.

Lista Serbe: Themelet e Asociacionit nuk guxojnë të preken

Përfaqësuesit i serbëve të Kosovës, të zënë me atë se ndërmjetësuesit evropian në dialogun e Kosovës dhe Serbisë po potencojnë që duhen pranuar konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe të cilat, siç thonë ata, “në shumë gjëra e ndryshojnë thelbin e marrëveshjes për AKS të arritur në Bruksel”, do ta aktivizojnë planin B, dhe “do të fillojnë në mënyrë të pavarur procesin e krijimit të Asociacionit”.

Zëdhënësi i Listës Serbe, Igor Simiq ka deklaruar për gazetën serbe “Novosti”, se deklarata e pardjeshme e Maja Kociancic, zëdhënëse e Frederica Mogherinit, në të cilën thekson se konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të shërbejnë si bazë për përpilimin e statusit të AKS, është në kundërshtim me atë se çfarë kanë dëgjuar të dielën prej Angelina Eichhorst, zyrtarja e shërbimit të politikës së jashtme të BE, transmeton Insajderi.com.

“Ajo atëherë më shumë se dhjetë herë na ka përsëritur se për të është e zbatueshme vetëm Marrëveshja e Brukselit, e jo ndonjë akt i brendshëm i Kosovës”, ankohet Simiq dhe vazhdon, qëndrimi i Listës Serbe dhe të asamblistëve të dhjetë komuna me shumicë serbe është i qartë – AKS duhet të krijohet në përputhje me marrëveshjet në Bruksel dhe vetëm ai Asociacion, apo siç thotë ai, Bashkësi, do të pranohet nga përfaqësuesit politik dhe popullit serb”.

Sipas marrëveshjes së Brukselit, shkruan Novosti, e cila ka të bëjë me parimet e përgjithshme të AKS, përmendet drejtimi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për vetëm pasi Statuti të kryhet dhe kur arrihet marrëveshja në kuadër të dialogut. Në atë moment, të gjitha ndryshimet dhe plotësimet mund t’i shqyrtojë Gjykata Kushtetues.

“Mirëpo, Prishtina, përkundër të gjitha marrëveshjeve, në vitin 2015 iu drejtua Gjykatës Kushtetuese që ta kontrolloj dokumentin mbi AKS. Gjykata ka urdhëruar që AKS të krijohet, për ka gjetur një sërë vërejtjesh me konkludim të përgjithshëm se parimet e ASK nuk janë të harmonizuar me frymën e Kushtetutës. Për këtë i bëhet thirrje autoriteteve kosovare t’i marrin parasysh këtë qëndrime të cilët në një pjesë të madhe e ndërrojnë natyrën e ASK”, pretendon Simiq./Insajderi.com.