Pafuqia e Haradinajt për tu marrë me ministrin e akuzuar të PDK-së

Pafuqia e Haradinajt për tu marrë me ministrin e akuzuar të PDK-së

Kur kanë kaluar tash e një javë nga ngritja e aktakuzës nga Prokuroria e Kosovës, për ministrin Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, kryeministri Haradinaj nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje.

Me një pyetje të tillë u përball edhe sot nga gazetarët, kryeministri Haradinaj. Por që kryeministri ka refuzuar përsëri të flas në lidhje me këtë çështje.

Ndonëse në tryezën e organizuar nga Lëvizja Fol, kryeministri ka folur për dialogun, rastin e Gjuriqt, Asociacionin, largimin e Listës Serbe nga qeveria dhe tema të tjera ai ka refuzuar të flas për ministrin me aktakuzë në qeverinë e tij.

“Po e mbyllim këtë, po e lajmë sot këtë temë”, ka thënë Haradinaj.

Arsyetimit të Haradinajt i ka ndihmuar edhe folësi duke kërkuar që pyetje ndaj Haradinajt të bëhen vetëm në lidhje me dialogun me Serbinë, ani pse janë trajtuar edhe tema të tjera gjatë kësaj tryeze./Inasajderi.com