Vota për ushtrinë nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe

Vota për ushtrinë nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në diskutimin e hapur të organizuar nga Lëvizja “Fol” ka thënë se vota për ushtrinë nuk ka qenë pjesë e marrëveshjës me Listën Serbe, por kanë shpresuar se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Vota për ushtrinë nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe, por kemi shpresuar se një gjë e tillë do të ndodhë. Ne jemi duke punuar për t’i bindur të gjithë që Kosova është e gashtme që ushtrinë ta formojmë me ndryshimet Kushtetuese. Mirëpo prapë, opsioni i vetëm mbetet formimi i ushtrisë përmes ndryshimit të Ligjit për FSK-në. Megjithatë duhet bërë kalkulimet se çfarë marrëdhënie krijohen me NATO-n nëse shkohet me këtë opsion” deklaroi Haradinaj.