Rrëmbimi i 11-vjeçarit në Shtime ishte inskenim

Rrëmbimi i 11-vjeçarit në Shtime ishte inskenim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rrëmbimi i 11-vjeçarit në Shtime ishte inskenuar nga vetë i mituri së bashku me djemtë e axhës së tij që punojnë në Belgjikë.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë hetimit të rastit, intervistimit të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, nxjerrjen e video –incizimeve në disa lokacione në qytetin e Ferizajt, kanë arritur në përfundim se nuk ka të bëjë fare më rrëmbim”, thuhet në njoftim.

I mituri në prani të punëtorit social dhe psikologes ka pranuar se rasti është inskenuar me ndihmën e V.T. 21-vjeçar dhe D.T. 19-vjeçar.