Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pas konfirmimit se ndaj tij është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën sa ishte në krye të Komunës së Gjakovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Lekaj i ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë së Gjakovës, duke thënë se gjithmonë ka vepruar në harmoni me ligjin.
Ai ka shtuar se pavarësisht secilit vendim që mund ta japin organet e drejtësisë, ai do e respektojë, por që nuk e ka ndërmend dorëheqjen. raporton Insajderi.
Pal Lekaj, i cili aktualisht është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, akuzohet për dy vepra penale të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./Insajderi.com