Gjykata merr vendim për zyrtarin e komunës që ishte kapur në flagrancë duke marrë ryshfet

Gjykata merr vendim për zyrtarin e komunës që ishte kapur në flagrancë duke marrë ryshfet

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues në rastin kundër inspektorit të komunikacionit në Komunën e Kamenicës, Sadullah Dërmaku, i cili akuzohej për marrje ryshfeti.

Lajmit për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri.

Dërmaku është dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 15 muajsh, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Ai është dënuar edhe me gjobë në shumë prej 300 eurosh.

Po ashtu, të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të profesionit në administratë publike në kohëzgjatje prej dy vjetësh.

500 euro ryshfet për një leje në Kamenicë – zyrtari i komunës kapet në flagrancë

Sipas aktakuzës, Dermaku më 20 tetor 2017, në Kamenicë, në cilësinë e inspektorit të komunikacionit, me qëllim qe vetes t’i sjell dobi pasurore, në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar si person zyrtar.

Insajderi kishte raportuar rastin e Dërmakut i cili t’i mundësuar ushtrimin e veprimtarisë së biznesit “City Taxi”, i ka kërkuar 500 euro, para të cilat i ka marr nga i dëmtuari dhe të njëjtat ishin gjetur në xhepin e palltos së tij, pas bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë, me ç’rast edhe ishte arrestuar.

500 euro ryshfet për një leje në Kamenicë – zyrtari i komunës kapet në flagrancë