“Humanizmi” i Lushtakut pas përfundimit të mandatit si kryetar –  kritikohet nga qytetarët

“Humanizmi” i Lushtakut pas përfundimit të mandatit si kryetar –  kritikohet nga qytetarët

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku tani ka filluar tu dal në ndihmë qytetarëve në nevojë në komunën e tij.

Ani pse tek ai nuk kemi parë kësisoj përpjekje për tu ndihmuar nevojtareve sa ishte kryetar i komunës, ai këtë e ka bërë tash përmes një iniciativë për ti dal në ndihmë një familje pesë anëtarëshe me ndërtimin një shtëpie.

Këtë e ka bërë publike vetë Lushtaku përmes një postimi në Facebook, duke treguar se ai bashkë me bashkatdhetarë të vullnetit të mirë do ti ndërtojnë një shtëpi të re një familje me nevojë.

“Kam vizituar familjen 5 anëtarëshe të Fadil Mules nga fshati Vitak i Skenderajt. Kjo familje deri më tani ka jetuar në kushte të vështira të banimit në shtëpi të vjetër njëdhomëshe. Më iniciativën time dhe me përkrahjen edhe të disa bashkatdhetarëve të vullnetit të mirë, shumë shpejt familja Mula do të bëhet me shtëpi të re. E kemi obligim, për aq sa mundemi, t’i ndihmojmë familjet që kanë nevojë sidomos për strehim”, ka shkruar Lushtaku.

Por, në këtë postim Lushtaku ka marrë edhe kritika nga qytetarët, duke i thënë se sa ka qenë kryetar i komunës Skenderajt nuk i ka ndihmuar askujt, e as nuk i ka ndërtuar asnjë shtëpi askujt.

Një komentues tjetër i ka thënë se shumë familje në nevojë as që i ka këqyr sa ishte kryetar. /Insadjeri.com