Detaje rreth vdekjes së kryeinfermieres së Spitalit Regjional të Gjilanit

Detaje rreth vdekjes së kryeinfermieres së Spitalit Regjional të Gjilanit

Sot, në orët e hershme të mëngjesit një grua dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit. E ndjera ka punuar në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Detaje rreth viktimës ka dhënë për Insajderin kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion Ukshin Ismajli.

Ismaili ka konfirmuar se në mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jete kryeinfermierja e emrgjentëve dhe të njëjtën e kanë marrë mjekësia familjare dhe më pas e kanë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

“Ne kemi informata se të ndjerën në mëngjesin sotëm e kanë gjetur pa shenja jete, ne ende jemi në pritje dhe nuk kemi ndonjë raport zyrtar, po përfolët që ka bërë vetëvrasje, por nuk na ardhur ende ndonjë informatë të saktë. Viktimën e kanë marrë mjekësia familjare dhe më pas e kanë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion”, ka thënë Ismajli.

Vetëvrasje  në këtë qytet një javë më parë kishte kryer edhe një punonjës tjetër i institucioneve publike. Bëhej fjalë për një polic kufitar, për të cilin thuhej se aktin e kishte kryer në njërën nga kafiteritë e Gjilanit. /Insajderi.com