Dardan Molliqaj thotë se Policia e Kosovës e ka arrestuar një ish-aktivist të Vetëvendosjes

Dardan Molliqaj thotë se Policia e Kosovës e ka arrestuar një ish-aktivist të Vetëvendosjes

Ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, tashmë deputet i Kuvendit, nga radhët “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës e ka arrestuar Korab Korën, is-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Molliqajt, Kora është njëri nga të dyshuarit për prishjen e rendit gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi.

Korab Korça në kohën sa ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me disa të tjerë kishin tentuar pengimin e inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi.

Për arrestimin e tij, Molliqaj kritikoi sistemin gjyqësor në vend, duke thënë se “kjo dëshmon qasjen selektive të organeve të drejtësisë dhe sigurisë policisë” së Kosovës. transmeton Insajderi

Postimi i deputetit Dardan Molliqaj

Sot, në mesditë në kufirin në Vërmicë, është ndaluar e më pas arrestuar nga policia e Kosovës, aktivisti politik Korab Korça.

Bashkë me 12 aktivistë të tjerë ata janë të dyshuar për prishje të rendit gjatë ceremonisë së inaugurimit të të ashtu-quajturit Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Korabit nuk i ka ardhë ndonjë ftesë që të mos përgjigjet në prokurori apo gjykatë. Ai dhe 11 aktivistë të tjerë u patën liruar me procedurë të rregullt.

Ai vazhdon të mbahet në paraburgim pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë arsye të dhënë nga policia.

Kjo dëshmon qasjen selektive të organeve të drejtësisë dhe policisë. Ndalimi i Korabit tregon për sistem policor në shërbim të një njeriu i cili u zgjodh atë kohë në masa të rrepta sigurie me mbi 4000 policë.