Kryeministrit bullgar sot në Kosovë

Kryeministrit bullgar sot në Kosovë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov sot do të jetë për vizitë në Kosovë, ndërsa do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do takojë kryeministrin bullgar në ora 10:00, ndërsa pas këtij takimi do të ketë një konferencë për media.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj do ta takojë kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov në ora 11:20.

Ndryshe, Bullgaria për herë të parë kryeson me BE-në. Bullgaria mori presidencën e radhës të BE-së më 1 janar 2018 dhe do ta kryesojë për gjashtë muaj.