Kërkohet shkarkimi i drejtorit të AVUK pas skandalit të mishit

Kërkohet shkarkimi i drejtorit të AVUK pas skandalit të mishit

Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, Driton Çaushi ka ngritur shqetësimin rreth skandalit të mishit të prishur që është importuar nga Belgjika  në Kosovë.

Sipas Çaushit, përgjegjës për mos kontrollimin e mishit është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë,  e mbikqyrur nga Zyra e Kryeministrit.

Grupi DGP ka kërkuar që të shkarkohet drejtori i këtij agjencioni, si dhe bordi. Madje thotë se as kryeministri Haradinaj nuk ka dhënë asnjë reagim për këtë  skandal.

‘Nuk ka pasur as edhe një reagim të vetëm  përballë kësaj situate.Konsideroj se hap  i parë urgjent është shkarkimi i menjherëshëm i kryeshefit  të agjencionit dhe bordit. Nisjen e hetimeve nga prokuroria për aktivitetin e këtij agjencioni. Mund të jetë nën shërbim të importuesve të mëdhenj, por asnjëherë në shërbim të sigurisë dhe interesave të qytetarëve. Këtë cështje ta trajtojmë bashkërisht me seriozitet.’, ka thënë Çaushi.

Deputeti konsideron që duhet të ketë një trajtim emergjent dhe të menjëhershëm për këtë çështje.