Thaçi kërkon nga Rusia që ta njoh pavarësinë e Kosovës: Nuk jemi armiq

Thaçi kërkon nga Rusia që ta njoh pavarësinë e Kosovës: Nuk jemi armiq

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe të mos e përdorë veton e saj për anëtarësim në OKB.

Thaçi këto komente i ka bërë pas takimit me Kryeministrin bullgar Boyko Borissov i cili po qëndron në Prishtinë, në cilësinë e kryesuesit të BE’së.

Thaçi është pyetur nga gazetarët bullgarë nëse  Kosova do t’i bashkohet BE’së dhe SHBA’së për sanksione ndaj Rusisë.

“Kosova është pjesë e qëndrimit të BE’se dhe SHBA’se . Natyrisht se ne duam dhe punojmë që Rusia ta njohë Kosovën si shtet te pavarur dhe sovran. Njohja e Kosovës nga Rusia do të ishte ndihmë edhe për Serbinë. Neve nuk ka pengon raporti Serbi –Rusi. Ne duam të kemi raporte normale me Rusinë. Nuk jemi armik i asnjë shteti në botë” ka thënë Thaçi.