“Mos bëni pyetje budallaqe”, përgjigja e Tom Doshit për News 24

“Mos bëni pyetje budallaqe”, përgjigja e Tom Doshit për News 24

Departamenti i Shtetit i ndaloi ditën e sotme hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij, si i dyshuar në përfshirje me raste të rënda korrupsioni.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të dyshimit për përfshirje në raste madhore korrupsioni.

Megjithatë në një telefonatë në televizionin News 24, deputeti Doshi është shprehur se nuk ka dijeni për një vendim të tillë, ndërsa sqaron edhe rastin kur ka aplikuar për vizë amerikane.

“Nuk kam dijeni për këtë vendim. Mua nuk më ka ardhur një vendim i tillë. Gruaja ime dhe fëmijët e mi kane pasaportë australiane. Ndërsa unë kam patur vizë amerikane, por më ka skaduar. Në momentin që kam aplikuar sërish për vizë, më kanë kërkuar dokumente nga prokuroria. Por duke qenë se në atë kohë isha në hetim nuk çova dokumente shtesë, dhe viza mbeti pezull”, shprehet Doshi.

Në përgjigje të kësaj akuizave për korrupsion deputeti Doshi tha se në jetën e tij nuk ka firmosur asnjë document dhe se është taksapaguesi më i madh në Shqipëri.

Pjesë nga telefonata në News 24 me deputetin Tom Doshi:

Zot Doshi si u njoftuat për këtë lajm?

Jo jo se dija. Ala skam mbaruar drekën. E para fëmijët e mi kanë pasaportë australiane, s’kanë nevojën për vizë amerikane. As gruaja ime dhe as fëmijët e mi s’kanë qenë në Amerikë. Unë kam qenë në Amerikë, kam aplikuar në ambasadë kur kam qenë në hetim, siç e dini. Nuk më është thënë që më refuzohet kërkesa. Unë kisha një konflikt me kryeprokurorin (Adriatik Llallën) siç dihet. Dhe këtu ngeli çështja, vetëm tek kërkesa. Për punë korrupsioni skam firmosur asnjëherë. Jam opozitar, skam qenë kurë në pushtet.

A keni komente lidhur me akuzat që ju bëri DASH, se akuzoheni për korrupsion?

Me bërë korrupsion, duhet të jesh ministër, kryeministër. S’jam marrë asnjëherë me tendra dhe skam pasur lidhje. Jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri.

Çfarë do të bëni tani? Cilat janë hapat që do të ndërmerrni?

S’ja vlen të merrem me këtë punë. E ndjej veten të pastër. Skam probleme si Adriatik Llalla që merret me korrupsion. Unë do kërkoj të drejtën time, kjo është arsyeja për sot. Një akuzë e tillë…ju e shihni se si CNN sulmon Trump që ‘ka blerë zgjedhjet’ dhe ai vazhdon e bën presidentin. Ju mediat e bëni kaq të madhe (Qesh). Kush është në politik, do goditet.

S’është një media që e thotë, por DASH. A keni frikë ju që mund të hapet hetim nga prokuroria?

Për ça të kem frikë unë? A jeni në terezi? A e merrni vesh? A po e merr vesh?! Mos bëni pyetje budallaqe. Jam njeri më i votuar në Shqipëri. Populli më ka votuar, mos u merrni me këto ça thuhen. Me këto tenderat ca thoni ju. Unë paguaj taksa dhe jam në rregull me shtetin. Mos u shqetësoni për mua. Po për Llallën a keni ndonjë lajm, a do arrestohet apo jo?

Këtu mund ta shikoni dokumentarin “Telenovelë me turq”