Shënohen dy gola që rrisin shpresat e kuqezinjve [Video]

Shënohen dy gola që rrisin shpresat e kuqezinjve [Video]

Brenda minutës së 20-të në të dyja ndeshjet e Grupit F të Kampionatit Evropian janë shënuar nga një gol. Të dy këta gola mund ta dërgojnë Shqipërinë në fazën tjetër të Euro 2016.

Befasia më e madhe është duke ndodhur në ndeshjen Hungari-Portugali, në të cilën Hungaria po avancon 1-0 me golin e Zoltan Geras. Rezultat ky shumë i favorshëm për Shqipërinë, e që e lë jashtë evropianit Portugalinë, njofton Insajderi.

https://youtu.be/cY86psX1CPk

Në anën, tjetër krahas këtij rezultati pozitiv për kuqezinjtë, po avancon edhe skuadra e Islandës ndaj Austrisë. Golin për Islandën e shënoi sulmuesi Bodvardsson.

Me situatën në kohë reale të këtij grupi, renditja i dërgon jashtë Austrinë dhe Portugalinë, të dyja me më pak se tre pikë. Nëse këto dy ndeshje përfundojnë këisoji, atëherë Shqipërisë i duhet t’i presë edhe rezultatet e dy ndeshjeve të Grupit E, Belgjikë-Suedi dhe Itali-Irlandë.

Në të dyja këto takime, Italia dhe Belgjika së paku, nuk duhen të pësojnë humbje. /Insajderi.com

Tabela fikse – jo në kohë reale – e Grupit F:

tabel