Milionat e gylenistëve që qarkullonin në bankat e Kosovës

Gjashtë gylenistë u dëbuan nga Kosova dhe tash gjenden në burgjet në Turqi. Por, çka shkruan raporti i AKI-së që është baza e krejt këtij operacioni të dyshimtë? Insajder e sjell përmbajtjen e këtij dokumenti.

Milionat e gylenistëve që qarkullonin në bankat e Kosovës

Gjashtë shtetasit turq zyrtar të lartë në kolegjin “Mehmet Akif” në Kosovë, të cilët u depërtuan në shtetin e tyre të origjinës, sipas Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), kishin qëllime kriminale në Kosovë.

Në një dokument të AKI-së, të cilin e ka sigurar Gazeta Insajderi, tregohet për qarkullimin bankar të gjashtë shtetasve turq. Sipas këtij dokumenti ata posedonin llogari bankare, në bankën TEB dhe në BKT, ku qarkullimi i tyre bankar ishte milionësh.

“Jusuf Karabina ka përdorur bankat TEB dhe BKT për qarkullimet financiare, Osman Karakaya ka përdorur bankat TEB dhe BKT për qarkullimet financiare. Talip Aktas ka qarkullime financiare rreth një (1) milionë euro, Ugru Toksoy ka qarkullimin financiar rreth shtatëdhjetëmijë (70,000.00) euro. Mustafa Erdem ka qarkullime financiare rreth gjashtëdhjetë milionë (60.000.00) euro. Ysuf Karabina ka qarkullime financiare rreth njëqindmijë (100.000.00) euro. Osman Karakaya ka qarkullime financiare rreth dyqind pesëdhjetëmijë (250.000.00) euro, thuhet në dokumentin e AKI-së të cilin e ka siguruar Insajderi.

Punëtorët e Kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë që janë klientë të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) janë zgjuar sot me një SMS në telefonët e tyre me të cilët banka i njoftonte ata për mbylljen e xhirollogarive personale bankare.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), për Kallxo.com.

Përveç qarkullimit bankar në dokumentin e AKI-së të cilin ka siguruar Insajderi thuhet se gjashtë shtetasit turq bënin edhe aktivitete të jashtëligjshme.

AKI-së janë njëmbëdhjet (11) pika për të cilat dyshohen gjashtë shtetasit turq.

“Krijimi i një rrethi të fuqishëm shoqëror në të gjitha institucionete e Kosovës, me qëllim që t’i përdorin për nevoja të veta”, thuhet në pikën e parë të këtij dokumenti, derisa tujte vazhdohet me dyshimin se ata po merreshin me “Identifikimin e studentëve që kanë përfunduar studimet në shkollat e tyre e që janë të punësuar apo kanë lidhje të çfarëdoshme me struktura e sigurisë duke përfshirë pjesëtar të PK, Gjykatave, AKI-së dhe FSK-së”.

Financimin e mediave kosovare; rekrutimin e informacioneve në MPB, PK dhe në FSK; Identifikimin e zyrtarëve të PK-së që merren me sigurimin e objekteve të ambasadave në Kosovë janë pastaj dyshime të tjera që AKI ka renditur në raport.

“Realizimi i ndonjë akti në dëmtim të bizneseve turke me qëllim prishtjes së marrrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Turqisë;  marrja e kontrollit të edukimit dhe arsimimit përmes korruptimit dhe joshjes me favore për zyrtaret e shtetit duke i mundësuar bursa për fëmijë dhe duke ju bërë privilegje; depërtimi në institucione relevante, në njërën anë duke joshur zyrtar aktual dhe në anën tjetër duke krijuar frymën për një rend të ri politik në Kosovë përmes indoktrinimit të gjeneratave të reja”, janë disa prej aktivitetve që AKI dyshon se gylenistet në Kosovës po tentonin t’i ndërmerrnin.

Sipas AKI-së ata kishin si qellim edhe infiltrimin e studentëve të devotshëm në institucione dhe OJQ të dnryshme që veprojnë në Kosovë si dhe përfshirja e tyre në biznese Kosovarë që janë të lidhur me bizneset në Turqi; infiltrimin e studetëve më të përshtatshëm në AKI përmes konkursit publik të hapur nga AKI; mbledhja e informacioneve për misionet e huaja në Kosovë posaçërisht për ambasadën e Turqisë dhe institucioneve dhe bizneseve turke që zhvillojnë veprimtarin e tyre në Kosovë.

Më 29 mars të këtij viti Policia e Kosovës përmes një aksioni kishte arrestuar gjashtë shtatsit turq të cilët u depërtuan për në Turqi.

Ata ishin zyrtarë të lartë në kolegjin “Mehmet Akif” në Kosovë, ku në mesin e të arrestuarve ishte edhe njëri nga drejtorët e këtij kolegji në komunën e Gjilanit.

Lidhur me arrestimin e tyre në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një interpelancë, ndërsa kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ndërsa drejtori i Agjencionit për Intelegjencë të Kosovës (AKI), Driton Gashi ka dorëzuar detyrën para dy jave.

Insajderi të dielën ka transmetuar dokumetarin “Telenovelë me turq”, me rrëfimet e familjarëve të të dëbuarve.

Gjashtë shtetasit turq dyshohet se janë pjesë e Lëvizjes së Gylenit, e cila udhëhiqet nga Fetulah Gyleni, i cili në Turqi dyshohet se ka organizuar puçin në verën e vitit 2016.

Lëvizja Gylen ka një rrjet të gjerë arsimor në Kosovë, ku përfshohen universitetem shkolla dhe çerdhe për fëmijë. /Insajderi.com