Oda Ekonomike e Serbisë bën hapjen e panairit “Prishtina 2018”

Oda Ekonomike e Serbisë bën hapjen e panairit “Prishtina 2018”

Biznese serbe, të cilat tanimë janë shumicë në Panairin “Prishtina 2018”, kanë ndryshuar edhe agjendën e hapjes të këtij panairi.

Derisa në vitet e mëhershme hapjen e panairit, ndër mysafirët e ftuar ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, apo kryetari i Dhomës Tregtare të Shqipërisë, kësaj radhe u ftua kryetari i Odës së Serbisë, Marko Cadez, i cili bashkë më të tjerët bëri hapjen e panairit.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, madje as që u pa në këtë ngjarje. Ai dje në një intervistë për KosovaPress, ka fajësuar Odën Ekonomike të Kosovës, se nuk ka bërë një organizim të duhur dhe nuk i ka njoftuar bizneset shqiptare për të marrë pjesë në panairin “Prishtina 2018”, pasi bizneset e Shqipërisë kanë interes për të marrë pjesë në panairet e Kosovës.

Minxhozi ka thënë se nuk qëndrojnë deklaratat e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, se ka humbur besimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për të bërë biznes.

Në panairin “Prishtina 2018” po marrin pjesë174 kompani, prej të cilave 70 janë kompani nga Serbia, ndërsa vetëm një nga Shqipëria.