Në vazhdimin e seancës së nisur të hënën, ku po diskutohet për skandalin për mishin e prishur dhe cilësinë e ushqimit në Kosovë, në sallë nuk është prezent Kryeministri, asnjë ministër e as zëvendës ministër i tij.
Qeveria e Haradinajt numëron 5 zëvendës kryeministra, 21 ministra dhe mbi 70 zëvendës ministra.
Asnjë përfaqësues nga qeveria nuk është prezent në sallën e kuvendit, ku deputetët po diskutojnë për skandalin me mishin e prishur.
Madje deputeti i VV-së, Adem Mikullovci në fjalën e tij përshëndeti ministrat që nuk janë prezent.
‘Përshëndes ministrat kudo qofshin’, tha artisti me ironi.
Deputetët po diskutojnë në lidhje me skandalin e mishit të prishur të ardhur nga Belgjika, si dhe cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë.