Shuma e parave që u vodhën në një postë në Podujevë

Shuma e parave që u vodhën në një postë në Podujevë

Filiali i Postës dhe Telekomit të Kosovës, që gjendet në fshatin Kërpimeh të Podujevës, ka qenë cak i hajdutëve të cilët kanë demoluar objektin dhe kanë vjedhur arkën me 100 euro para të gatshme si dhe dy vula postare.

Punëtorët e Postës kanë lajmëruar Policinë e Kosovës se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 7 e 45 të mëngjesit.

“Ankuesi, punëtor në PTT, mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se në postën e fshatit të dyshuar të panjohur kanë demoluar dyert e objektit të postës dhe nga aty kanë vjedhur arkën me 100 euro para të gatshme dhe  dy vula  zyrtare të postës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.