Pacolli tregon se çka u bisedua në takim me Delawien

Pacolli tregon se çka u bisedua në takim me Delawien

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Sipas njoftimit për media, ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe koordinimin dhe bashkërendimin e hapave dhe veprimeve në marrëdhëniet me jashtë.

“Zhvillova një takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Greg Delawie. Shkëmbyem pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe bashkëbiseduam në mënyrën më miqësore mbi koordinimin dhe bashkërendimin e hapave dhe veprimeve të vendit tonë në marrëdhëniet me jashtë”, citon njoftimi ministrin e Jashtëm Pacolli.

“Mbështetja e ShBA-ve, si aleat strategjik i vendit tonë, mbetet e pazëvendësueshme si në aspektin e zhvillimeve të brendshme politike ashtu edhe atë të forcimit të legjitimitetit ndërkombëtarë dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, është shprehur ai.