Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Prishtinë

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Prishtinë

Një person i moshës 70-vjeçare është gjetur sot pa ndjenja në vendin e tij të punës, në një lokal në lagjen “Qafa” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia e gjeti të shtrirë në vendin e tij të punës personin që ndërroi jetë.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në një dyqan në rrugën Migjeni në Prishtinë. Njësitet policore së bashku me ekipën mjekësore, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjës ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, por dëshmitarët e rastit kanë thënë se personi në fjalë ka pasur sulm në zemër.

“Ai ka qenë duke punuar teksa na kanë lajmëruar se ka vdekur”, ka thënë njëri nga dëshmitarët për Insajderin. 

VIDEO: https://video.gjirafa.com/insajderi?video=pamje-nga-vendi-i-ngjarjes-vdekja-e-dyshimte-ne-prishtine