Konjufca: “I Dobët” fjala më e përdorur në Raportin e Progresit

Konjufca: “I Dobët” fjala më e përdorur në Raportin e Progresit

Shefi i grupit paralamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e sotme të kuvendit tha se fjalët më të përdorura në Raportin e Progresit janë ‘i dobët’ dhe ‘janë hapat e tyre të parë’.

‘Duke lexuar këtë raport u mundova ti shquaj fjalët më të përdorura dhe kam vërejtur dy terme që përdorën më së shumti në këtë raport. Është termi ‘janë hapat e tyre të parë’ që nënkupton se këto procese pothuajse nuk ekzistojnë dhe termi i dytë është ‘i dobët’ që përdorën më shumë fusha duke filluar nga arsimi e deri të mbikëqyrja që e ka parlamenti mbi qeverinë’, ka thënë Konjuca.

Ai ka cituar disa pjesë të raportit të progresit, në fushën e arsimit thuhet se nuk ka progres, nuk ka progres as në çështjet e mjedisit, në kuvend shumë ligje kalohen me proceduara dhe pa debat duke përfshirë edhe buxhetin, Parlamenti nuk arrin ta mbikëqyrë Qeverinë, financimi i partive politike është jotransparent, zyrtarët politikë nuk e deklarojnë pasurinë e tyre.