Ambasada e Kosovës në Gjermani deklarohet për dy kosovarët e zhdukur

Ambasada e Kosovës në Gjermani deklarohet për dy kosovarët e zhdukur

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se po vazhdon kontaktet me policinë gjermane lidhur me dy fëmijët kosovarë që kanë humbur gjatë ditës së djeshme në Borsdorf afër Leipzigut.

Kjo ambasadë ka njoftuar se deri më tani dy fëmijët kosovarë, Q.N 13-vjeçar dhe L.N 11-vjeçar nuk janë gjendur ende.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të ambasadës së Kosovës në Gjermani:

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani e konfirmon se është në kontakt me autoritetet e Policisë gjermane, e cila po kërkon dy fëmijë të humbur që nga e enjtja në mëngjes të cilët kanë qenë të lajmëruar me vendbanim të fundit në Borsdorf afër Leipzigut. Fatkeqësisht deri më tani autoritetet gjermane nuk kanë arritur të i gjejnë 13-vjeçarin Q. N. dhe 11-vjeçarin L. N. të cilët janë nga Kosova”.