Kush është pronari i fabrikës së riciklimit që u shkrumbua në Kashar

Kush është pronari i fabrikës së riciklimit që u shkrumbua në Kashar

Kompania që u përfshi nga flakët dhe u dogj sot në zonën e Kasharit është në pronësi të biznesmenit Vullnet Hakës.

Ai është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri.

Para një viti kompania e tij “Everest” u përfshi nga flakët, ndërsa u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë.

Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës deklaroi se nuk funksionoi sistemi i alarmit të zjarrit dhe se nuk u lajmëruan nga biznesi, por nga banorët për zjarrin, shkruan albeu.