Si po i përçanë UÇK-në e FARK-un Ligji për veteranët?

Si po i përçanë UÇK-në e FARK-un Ligji për veteranët?

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Krim dhe Turp”.

Është ky një dokumentar për procesin shumë të dyshim të marrjes së statusit të veteranit ët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga mijëra e mijëra persona në Kosovë qëkurrë nuk ishin pjesëe kësaj ushtrie.

Nga fillimi i këtij dokumentari, Rrustem Berisha, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) thotë që ligji për veteranët e UCK-sëështë i keq. Cilat janë arsyet që jep ky ministër i QeverisëHaradinaj?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohen detaje të padëgjuara më parë për përfshirjen direkte të krerëve të shtetit në këtë krim që pos tjerash do ta dëmtoi buxhetin e shtetit për miliona e miklona euro me pensionet që do ti përfitojnë veteranët mashtrues.

Janë rrëfimet autentike të njerëzve që e udhëhoqën lutën e UÇK-së dhe që tash udhëheqin me shoqatat e veteranëve apo i përfaqësojnë interesat e tyre duke qenë në pozitat më të larta që e zbërthejnë në detaje se si ndodhi procesi i mashtrimit dhe si u përligj ai mashtrim nga një komision shtetëror.

Dokumente dhe pamje ekskluzivetë patransmetuara kurrë më parë do të shfaqen në këtë dokumentar.

Kush janë veteranët mashtrues të UÇK-së? Sa është numri i tyre? Kush nga liderët e vendit janë të përfshirë në këtë mashtrim për të cilin u dhanë qindra-mijëra euro ryshfet, e buxheti i shtetit do të dëmtohet për miliona euro? Janë shumë nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit: