Pacolli tronditet me sulmin në Toronto

Pacolli tronditet me sulmin në Toronto

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dënon sulmin, që sipas raportimeve, dje në Toronto të Kanadasë, një furgon ka shtypur në trotuar kalimtarët, duke vrarë 10 dhe plagosur 15 persona.

“Jam i tronditur, shpreh keqardhjen time të thellë dhe e dënoj ashpër sulmin e djeshëm në Toronto.

Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe Qeverinë kanadeze dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Qëndrojmë pranë popullit dhe Qeverisë kanadeze në këto çaste të vështira”, ka thënë ministri Pacolli.

Të paktën 10 vetë u vranë ndërsa 15 u plagosën kur një furgon kaloi trotuarin dhe u fut në mesin e këmbësorëve në rrethinën veriore të Torontos.