A do të kandidojë Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së?

A do të kandidojë Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka mohuar as pohuar mundësinë që ajo të jetë një nga kandidatët për të marrë kreun e partisë.

“Kam shumë për të folur në lidhje me këtë temë. Por në LDK kjo gjë nuk është temë. Unë për këtë çështje do të përgjigjem në vitin 2019. LDK-së i duhet një kryetar që i fiton zgjedhjet, me diferencë të thellë me partitë tjera. Pyetja është esenciale, me kë fitohen zgjedhjet me këtë diferencë”, ka thënë Osmani.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka thënë se LDK-së i duhet një kryetar që i fiton zgjedhjet me përqindje të lartë votash, duke insistuar që kjo temë nuk mund të hapet në parti para fundit të këtij viti.

“Është temë me interes. E kuptoj interesimin e mediave dhe të qytetarëve, por nuk do të ndodhë asgjë deri vitin tjetër. Gazmend Muhaxheri ka folur për një gjë tjetër, për kandidaturën për kryeministër. Por për udhëheqës të LDK-së, tema do të hapet në vitin 2019”.

“Kam shumëçka për të folur për këtë gjë. Por në LDK kjo gjë nuk është temë. Unë për këtë çështje do të përgjigjem në vitin 2019. LDK-së i duhet një kryetar që i fiton zgjedhjet, me diferencë të thellë me partitë tjera. Pyetja është esenciale, me kë fitohen zgjedhjet me këtë diferencë”.