Vuçiq: Çmimin për dështimet e mëparshme rreth Kosovës jemi të detyruar ta paguajmë

Vuçiq: Çmimin për dështimet e mëparshme rreth Kosovës jemi të detyruar ta paguajmë

Gjatë vizitës në Nish, kryetari serb Aleksandar Vuçiq u ballafaqua me pyetje të gazetarëve rreth Kosovë. Një prej “më të vështirave” ishte se a është marrë vesh rreth shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, ku për veriun e Kosovës, Serbia do ta jep jugun e Serbisë dhe do të lejojë që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.

“Nëse mendoni për Jeremiqin, Gjillasin dhe Jankoviqin, çfarë unë më mund të jap kur ata i kanë dhënë të gjitha? Malin e Zi, Kosovën – të cilës ata i kanë dhënë legjitimitetin dhe vulën në vitin 2008?, ka thënë Vuçit duke theksuar se ai nuk do të jetë kryetar i cili do ta mashtrojë popullin.

“Situata jonë në Kosovë nuk është e shkëlqyer, por duhet të luftojmë. Gjatë trazirave të marsit 2004, ata kanë heshtur, edhe në vitin 2008, kur “Prishtina në mënyrë të njëanshme e shpalli pavarësinë”, ata përsëri heshtën. Të mos flas për diplomacinë…. Çmimi duhet të paguhet. Ndërsa ju, nëse dëshironi që dikush t’ju mashtrojë, atëherë zgjidhni kryetar tjetër. Zgjidhni kryetarin i cili nuk do të ndërtojë qendrën klinike në Nish, i cili nuk do të ndërtojë autostrada, ka përfunduar Vuçiq./Insajderi.com.