Hoti: Kjo formë e dialogut i ka munguar Kosovës

Hoti: Kjo formë e dialogut i ka munguar Kosovës

Avdullah Hoti, kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo formë e tillë e dialogut i ka munguar spektrit politik në Kosovë.

Hoti pas fillimit të tryezës së LDK-së, ka shkruar në Facebook se në të  po marrin pjesë të gjitha partitë politike parlamentare dhe joparlamentare.

“Kjo forme e dialogut të brendshëm na ka munguar si spektër politik i Kosovës. Agjendën shtetërore e çojme përpara vetëm me koncenzus”, ka shkruar Hoti në një profil në Facebook.

“Dhe LDK është e gatshme të luajë rolin e vetë në ndërtimin e këtij koncenzusi”.