Krasniqi: Ne vendosim kur duhet të ketë zgjedhje, së pari reforma zgjedhore

Krasniqi: Ne vendosim kur duhet të ketë zgjedhje, së pari reforma zgjedhore

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për media pas tryezës së LDK-së. Ai tha se i treguan partisë së Mustafës se vetëm PDK-ja është ajo që mund ta çojë vendin në zgjedhje. Krasniqi vlerëson se tash nuk është koha për zgjedhje

“Veç PDK-ja e çon vendin në zgjedhje jo LDK-ja, nuk është kjo çështje e inateve. Deshëm me tregu që nuk është rendi i zgjedhjeve, ne mendojmë që ky mandat duhet të shkojë deri në fund, Kosovës i duhet stabiliteti qeverisës por edhe opozitë e fuqishme por nuk kemi nevojë e as hapësirë për zgjedhje të parakohshme”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas tij, nëse partitë që kanë interes për të shkuar në zgjedhje arrijnë ta bëjnë shumicën, PDK-ja është e gatshme.

“Partitë serioze duhet të jenë gjithmonë të gatshme në zgjedhje. Mendojmë që duhet me pasë reformë zgjedhore e pastaj reforma mund të marrë kohë”, tha ai.