Kelmendi jep dy arsye pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kelmendi jep dy arsye pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka thënë sot se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pas tryezës së organziuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike, Kelmendi deklaroi se qëndrimi i partisë “Fjala” është se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Ne duam të japim qëndrimin tonë për këtë tryezë, e cila nuk është në dobi të qytetarëve të Kosovës. Kjo formë e tryezës nuk do ta arrijë ta shkurtojë mandatin e Qeverisë dhe as ta dërgojë vendin në zgjedhje”, ka thënë Kelmendi.

“Ne si parti Fjala duam që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për dy arsye: E para se kjo qeveri është varur që nga fillimi nga Lista Serbe dhe e dyta se qeveria i ka vetëm 52 deputetë. Pra, nuk i ka numrat”, është shprehur ai.