Transformimi i FSK-së përmes Ligjit – ministri kërkon të bindet Lista Serbe

Transformimi i FSK-së përmes Ligjit – ministri kërkon të bindet Lista Serbe

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFKS), Rrustem Berisha, ka kërkuar që të bindet Lista Serbe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Apeloj te të gjithë ju që të na ndihmoni që Lista Serbe ta kuptojë realitetin e ri dhe të jetë pjesë e këtij transformimi”, ka thënë ministri Berisha.

Gjatë konferencës “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Partnerët”, ku po marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadorët e akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të KFOR-it, ministri Berisha, ka thënë se FSK është institucioni më i besueshëm në Kosovë.

Ai po ashtu ka thënë se një e arritur tjetër e FSK-është integrimi i komuniteteve joshumicë.

“Kemi arritur ta kalojmë 10% të përfaqësimit të komuniteteve joshumicë. Po ashtu së fundi kemi pasur rekrut edhe nga pjesa veriore nga pakicat”, ka deklaruar Berisha, raporton Zeri.info.